“Mandatimi i Konjufcës është blerje kohe, gjithçka vendoset pas balotazhit” – thotë Hajrullahu

Analisti politik, Muhamet Hajrullahu, ka vlerësuar se përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje për të propozuar Glauk Konjufcën si mandatar për kryeministër është kryesisht një “blerje kohe”.

“Partitë politike tashmë e kanë të qartë që zgjedhjet janë të domosdoshme në këtë situatë. Edhe tentativa me zotin Konjufca është për të marrë një kohë sepse ne e pamë qëndrimin e LDK, PDK e AAK që nuk do të votojnë në këtë situatë edhe për zotin Konjufca. Pra nëse zoti Konjufca nuk i ka numrat atëherë i bie që presidentja do ta caktojë afatin dhe kohën më të shpejtë për të shkuar në zgjedhjet”, ka thënë Hajrullahu në emisionin FIVE.

Sipas tij, blerja e kohës shkon kryesisht në favor të LVV-së, e cila do ta presë rezultatet e balotazhit në komunat ku ka shkuar për herë të parë, ndërsa partitë e tjera do të përdorin kohën për të planifikuar strategjitë e tyre elektorale.

“Po shihet absolutisht që është blerje e kohës për të gjitha palët. Kjo më së shumti shkon për shtati LVV-së, dhe unë mendoj që këtu duhet të jetë roli i presidentes”, ka shtuar ai.

Hajrullahu ka shtuar se pas balotazhit do të shihet nëse vendi do të shkojë në zgjedhje shumë shpejt ose në fillim të vitit 2026.

“Pas balotazhit do ta shohim se çfarë do të ndodhë gjatë javës së parë a do të kemi zgjedhje shumë të shpejta apo të kemi në pjesën e parë të 2026-ës”, kështu ka deklaruar Hajrullahu.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika