Mandl takohet me Bislimin dhe Bajramin pas takimit në Bruksel: Mbetet një rrugë e gjatë për të bërë
Deputeti i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, është takuar me zëvendëskryeministrin e parë të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ambasadorin e Kosovës në Belgjikë, Luksemburg dhe Bashkim Evropian, Agron Bajrami. Përveç përfaqësuesve kosovarë, në takim ka qenë dhe zëdhënësi i Grupit të PPE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi Jugore, Andrey Kovatçev. Mandl ka thënë se pas […]
Deputeti i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, është takuar me zëvendëskryeministrin e parë të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ambasadorin e Kosovës në Belgjikë, Luksemburg dhe Bashkim Evropian, Agron Bajrami. Përveç përfaqësuesve kosovarë, në takim ka qenë dhe zëdhënësi i Grupit të PPE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi Jugore, Andrey Kovatçev.
Mandl ka thënë se pas negociatave të djeshme, ai me mëngjes është takuar me ta, kanë biseduar dhe i ka falënderuar zyrtarët nga Kosova, duke thënë se ende mbetet rrugë e gjatë.
“Mbetet një rrugë e gjatë për të bërë” Faleminderit zyrtarëve të Kosovës të të gjitha institucioneve dhe partive për durimin e tyre”, ka shkruar Twitter Mandl.
After yesterday‘s negotiations: Quick early morning talk with @BislimiBesnik, @AgronBajrami, @andreykovatchev. It remains a long path go to. Thanks to the Kosovo officials of all institutions and parties for their patience. #Kosovo #Kosova #RKS CC @JosepBorrellF @MiroslavLajcak pic.twitter.com/kImI6aOVvF
— Lukas Mandl (@lukasmandl) February 28, 2023















