Bienalja Nomade Evropiane, Manifesta 14 në Prishtinë do t’i hapë dyert për vizitorët nga 22 korriku, me përformanca dhe evente.

Në “Manifesta 14” do të ketë edhe punëtori me qëllim të fuqizimit të qytetarëve për rikthim të hapësirës publike.

Në këtë edicion të Manifestit do të shfaqen veprat e Larry Achiampong, Anna Bromley, Lee Bul e të tjerë.

“Manifesta 14” është program 100 ditor për art dhe arkitekturë. Ceremonia e hapjes zyrtare do të mbahet më 22 korrik në orën 19:00-23:00, në Platonë e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Astrit Ismajli do të ketë premierën e performancës artistike LYNX dhe do të ketë një performancë speciale nga “Jungle by Night” dhe “Prishtina All Stars” dhe një përzgjedhje e disa prej këngëtarëve dhe interpretuesve më të mirë të Prishtinës që prezantojnë një program këngësh që përkufizojnë tingullin e kryeqytetit.

Këta këngëtarë do të performojnë muzikë të zhanreve dhe të gjeneratave të ndryshme, në një edicion që bën bashkë 40 vjet të muzikës në qytet.