“Manifesta” vjen në Prishtinë

Manifesta 14, ngjarja që mbahet çdo dy vite, kësaj radhe vjen në Prishtinë ku do të ketë për fokus subkulturat në vend dhe rajon

Manifesta 14

Manifesta 14, një Bienale Evropiane Nomade, do të mbahet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, nga 22 korriku deri më 30 tetor.

Manifesta, si aktivitet pan-evropian e gjithpërfshirës, rimendon marrëdhënien midis kulturës dhe shoqërisë civile. Kjo ngjarja që zhvillohet çdo dy vite, kësaj radhe do të mbahet në Prishtinë.

Erleta Morina, koordinatore e departamentit të edukimit në edicionin “Manifesta 14”, në një lidhje telefonike në emisionin “Drive on D” me Donika Hysenin, në Radio Dukagjini, ka thënë se sonte me 30 qershor do të shfaqet një hulumtim i bërë mbi kulturën e kombit tonë.

Ajo tutje ka thënë se kanë bërë hulumtime të ndryshme për të kuptuar më shumë kontekstin kulturor lokal, se ku mund të pozicionohet Manifesta. Sipas saj edhe pse ky edicion do të mbahet në Prishtinë, hulumtimi i tyre është bërë përveç Prishtinës edhe në Tiranë e Shkup, për të kuptuar më thellësisht subkulturat në rajon.

Për Prishtinën, hulumtimi është fokusuar në kulturën e viteve 2000 deri 2010, teksa për Tiranën e Shkupin janë përfshirë edhe vitet e ’90-ta.

Shfaqja e hulumtimit do të bëhet mbi pllatonë e Pallatit të Rinisë, dhe do të ketë edhe muzikë live, ku do të përformojnë Genc Elezaj e Eljeta Beka.

Manifesta është një biennale evropiane nomade e cila fokusohet në kulturën dhe artin bashkëkohor e që mbahet çdo dy vjet në një lokacion të ndryshëm. Prej vitit 1996 kur ka filluar, është mbajtur në qytete si Roterdam, Luksemburg, Ljublanë, Frankfurt, Cyrih e Palermo. Pas Prishtinës, Manifesta do të mbahet në qytetin e bukur të Barcelonës.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika