Manipulimi i madh i votave brenda partive, kërkohet aktivizimi i prokurorisë

Ndryshimi i madh në numrin e votave te disa kandidatë për deputetë, në rezultatet brenda partive, sipas juristëve përbën lëndë për Prokurorinë. Teksa përjashtuan mundësinë e “gabimeve njerëzore” te rastet e dallimeve deri në qindra ose mijëra, juristët thanë se duhet të veprohet mbi bazën e dyshimeve për kryerjen e veprës penale “falsifikim i rezultateve të votimit”

Procesi i rinumërimit, deri tani, vuri në pah ndryshime nga disa vota, në dhjetëra, qindra, e te kandidatë të caktuar brenda partive deri në mijëra sish, në raport me rezultatet e nxjerra në Qendrat Komunale të Numërimit.

Në vlerësimin e juristëve, rastet ku dallimi në rezultat arrin në numra tre dhe katër shifror përbëjnë lëndë për Prokurorinë.

Edhe pse përmendi një “hapësirë për gabime njerëzore e teknike”, avokati Arbër Jashari tha se rinumërimi po dëshmon që në raste të caktuara nuk bëhet fjalë për të tilla.

“Konsideroj se është normale që aty ku punohet edhe mund të gabohet sidomos kur kemi të bëjmë me shifra dhe numërime të votave, por gabimet që po dalin në pah tash me rastin e një rinumërimi të votave po shihet që ka një tendencë të qartë të manipulimit të rezultateve të votimit në favor të disa kandidatëve për deputetë”, ka thënë Arbër Jashari, Avokat / Jurist.

Rastet e ndryshimeve e mëdha, sipas avokatit Visar Rrecaj, duhet të hetohen për kryerjen eventuale të veprës penale falsifikim i rezultateve të votimit.

“Gabimi njerëzor me një, me dy, me pesë, hajde edhe me dhjetë në nivel vendi, kur kemi me i numërua 1 milion fletëvotime. Mirëpo, fletëvotimet për një kandidatë që shkojnë plus-minus 1900 aty nuk ka më gabim, aty ka vjedhje. Aty ka vepër penale. Dhe, Prokuroria e Shtetit qysh në ditën kur ka dalë kjo diskrepancë, ka qenë dashtë të shkojë në atë vendvotim dhe të urdhërojë arrestimin e të gjithë atyre që kanë numëruar vota aty”, ka thënë Visar Rrecaj, Avokat / Jurist.

Krahas dënimeve nga një deri në tre vjet burg për këtë vepër penale, të parapara në paragrafin e parë të Nenit 216 të Kodit Penal, për siç u shpreh, “deformim të vullnetit qytetar”, avokati Rrecaj përmendi mundësinë e ndëshkimit më të madh.

“Dënimet shkojnë, me burgim, prej tri deri në pesë vjet burgim. Dhe natyrisht gjykata besoj që nuk duhet të ketë mëshirë dhe duhet të shqiptojë, brenda kuadrit, në drejtim të maksimumit për këto vepra penale, sepse vullneti i qytetarëve nuk guxon të preket”, ka thënë Visar Rrecaj, Avokat / Jurist.

Deri në këtë fazë të procesit të ri-numërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të paktën publikisht, Prokuroria nuk ka njoftuar për hapjen e ndonjë rasti apo nisjen e ndonjë hetimi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika