Manxhuka pas ftesës nga Prokuroria Speciale: Përndjekje të qytetarëve me prefixin VV
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka njoftuar se është ftuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, sipas tij, për shkak të reagimit të tij në lidhje me lirimin e të dyshuarit për terrorizëm Dejan Pantiq. Sipas Manxhukës, Prokuroria Speciale e Kosovës, ka qëllim “përndjekje të qytetarëve me prefixin VV. Pra, ky është keywordi që i […]
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka njoftuar se është ftuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, sipas tij, për shkak të reagimit të tij në lidhje me lirimin e të dyshuarit për terrorizëm Dejan Pantiq.
Sipas Manxhukës, Prokuroria Speciale e Kosovës, ka qëllim “përndjekje të qytetarëve me prefixin VV. Pra, ky është keywordi që i bënë përshtypje kësaj Prokurorie”.
“Në këtë linjë, për nesër jam ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale, në lidhje me reagimin tim në rastin e lirimit të kriminelit/terrorist Dejan Pantiq. Detajet besoj do t’mi jep nesër prokurorja”.
“Unë i plotësoj të gjitha kushtet për të marrë ftesë nga prokuroria si për nga prefixi ashtu edhe nga keywordi, por kjo përpjekje e nomenklaturës së moçme si në politikë ashtu edhe në Prokurori për të frikësuar qytetarin e Kosovës, aktivistin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! është dëshmuar të jetë e kotë”, ka thënë Manxhuka.
Tutje, ai ka shtuar se ministrat e Qeverisë Kurti i kanë dorëzuar 250 raste të korrupsionit në Prokuronin e Speciale të Kosovës.
Ndërsa për të njëjtën arsyeje ka thënë se është ftuar dhe asamblistit i Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi.
“Jam ftuar nesër në Prokurorinë Speciale, të mirrem në pytje kinse për reagimin tim në rastin e lirimit të kriminelit serb Dejan Pantiq. Nga një postim i imi demek qenka ndjerë i kërcënuar ndonjë prokuror apo gjyqtar. Dhe pse s’kishe lidhje më të. Unë nuk kërcënoj. As nuk nxis. Unë vetëm kam kërkuar dhe vazhdoj të kërkoj drejtësi. Të plotë. Jo selektive. Dhe njësoj do vazhdoj”, ka njoftuar ai.
Sipas tij, Prokuroria Speciale është e kapur por ai do të qëndroj drejtë pa e thyer kurrizin.
“Kjo Prokurori që është e kapur thuajse fund e krye, saherë shkruaj diçka rreth tyre e gjejnë një vegzë e ngrisin një rast. Herë për protestat e 2015-16 e këtë herë për një reagim në facebook. Po, nesër do të shkoj veç të ju them që ne as nuk kërcënojmë e as nuk frikësohemi”.
“Do qëndrojmë drejtë e pa e thyer kurrizin as përballë kriminelëve serb, as para mafisë milardere e as para prokurorëve të kapur”, ka përfunduar Azemi.















