Manxhukës së VV-së s’ia mbush syrin protesta kundër Speciales – përmend fondet për mbrojtjen dhe sulmon Thaçin

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar lidhur me protestën gjithëpopullore kundër Gjykatës Speciale që pritet të mbahet sot në Prishtinë, e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Manxhuka ka thënë se protesta është “dhjetë vjet e vonuar”, duke theksuar se Gjykata Speciale ishte votuar në verën e vitit 2015 nga pushteti i atëhershëm.

“Është dashur që në verën e vitit 2015 të kundërshtohet pushteti i atëhershëm. Nuk mund të ndryshohet historia e Kosovës dhe lufta çlirimtare, por as historiku i themelimit të Gjykatës Speciale”, shkroi ai në Facebook.

Manxhuka po ashtu përmendi se qeveria Kurti tashmë në detyrë, në më pak se pesë vjet, ka paguar mbi 33 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë dhe shpenzimet e tjera të lidhura me procesin atje.

Ai kritikoi edhe ish-presidentin Hashim Thaçi duke përmendur intervistën e tij të fundit nga Haga, të cilën e cilësoi si “tepër të butë ndaj Gjykatës Speciale”.

“Protestat nuk mund ta zëvendësojnë apo kompenzojnë mungesën e qëndrimit të tij”, shtoi ai.

Manxhuka gjithashtu akuzoi PDK-në se ka shfrytëzuar çështjen e të akuzuarve më shumë për sulme politike ndaj qeverisë Kurti sesa për lirimin e tyre.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika