Maqedonci: 239 milionë euro investime në sisteme të armatimit gjatë këtij viti

“Gjatë këtij viti kemi rekrutuar 627 rekrutë aktivë, ndërkaq, që nga fillimi i mandatit, kemi rekrutuar 1,836 pjesëtarë të rinj, duke dyfishuar pothuajse numrin total të ushtarakëve, me një rritje prej 66,87%”, ka deklaruar Maqedonci

Ejup Maqedonci, minister i Mbrojtjes.

Ngritja e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) pesë vende më lart në indeksin e fuqisë globale të ushtrive në botë ka qenë veç një nga elementet që ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka prezantuar në konferencën e sotme të fundvitit.

“Gjatë këtij viti kemi rekrutuar 627 rekrutë aktivë, ndërkaq, që nga fillimi i mandatit, kemi rekrutuar 1,836 pjesëtarë të rinj, duke dyfishuar pothuajse numrin total të ushtarakëve, me një rritje prej 66,87%”, ka deklaruar Maqedonci.

Ai ka thënë se blerja e sistemit të armatimit është rritur prej 28%, ku, sipas tij, nga 4 milionë që janë investuar në qeverinë e kaluar, shifra ka arritur 239 milionë investime. Ai ka thënë, gjithashtu, se shkollimi jashtë vendit është rritur katër herë më shumë.

“Në shkollime jashtë vendit, në akademi prestigjioze të vendeve partnere i kemi 62 kandidatë duke ndjekur shkollime të ndryshme. Është investuar në trajnimin e ushtarakëve. Vetëm gjatë vitit 2023 janë trajnuar 580 pjesëtarë të FSK-së, kurse që nga fillimi i mandatit janë trajnuar 3325 ushtarakë në shkolla, kolegje dhe aktivitete të ndryshme trajnuese”, ka deklaruar tutje ministri i Mbrojtjes, raporton RTK.

Maqedonci, gjatë shpalosjes së të arriturave të vitit që po e lëmë pas, ka përmendur edhe faktin që Kosova ka qenë prijëse në “Defender Europe 2023”, ka ndodhur ngritja e pagave, veçmas në gradat e ulëta, ku përfshihen ushtarët, detarët e karrierës dhe detarët me gradë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika