Maqedonci: 24 Marsi, moment historik për Kosovën – NATO ndaloi spastrimin etnik
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar se 24 marsi i vitit 1999 shënoi një pikë kthese për Kosovën, duke ndalur spastrimin etnik dhe krimet e regjimit serb. Në 26-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe, Maqedonci ka vlerësuar se ndërhyrja e aleancës dhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin […]
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar se 24 marsi i vitit 1999 shënoi një pikë kthese për Kosovën, duke ndalur spastrimin etnik dhe krimet e regjimit serb.
Në 26-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe, Maqedonci ka vlerësuar se ndërhyrja e aleancës dhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin të domosdoshme për t’i dhënë fund dhunës ndaj popullsisë civile.
“Lufta e UÇK-së dhe intervenimi i NATO-s ishin e vetmja rrugë për të ndalur vrasjet, përndjekjet, dhunimet dhe dëbimet masive të popullit shqiptar… 24 marsi është simbol i rreshtimit të Kosovës në anën e drejtë të historisë, në mbrojtje të vlerave të lirisë, paqes dhe demokracisë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.
Ai gjithashtu ka theksuar përkushtimin e Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me NATO-n dhe për t’u bërë pjesë e saj.















