Maqedonci bën homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi në New York

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë homazhe në varrezat ku prehen dëshmorët Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë homazhe te varrezat ku prehen dëshmorët, Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi.

Maqedonci homazhet i bëri së bashku me ambasadorin, Belrim Reka, kryetarin e Shqatës “Atlantiku” dhe anëtarë të kësaj shoqate.

“Babai i tre dëshmorëve Bytyqi, Agron Bytyqi, ndjenjën e mungesës të tre djemve të tij nuk mund ta largoj asnjëherë, por është ngushëllues fakti që jeta e tyre ishte e shkurtër nga vitet por e pavdekshme nga pesha, heroizmi i tyre me lavde do të mbahet mend gjithmonë.

Pikërisht për obligimin që kemi ndaj amanetit të dëshmorëve dhe të ardhmes së brezave të rinj, pas homazheve me kryetarin Gani Shehu dhe anëtarët e Shoqatës Atlantiku, trashëgimtare e Batalionit Atalantiku të UÇK-së, zhvilluam një bashkëbisedim, gjithnjë me temë qëndore vendin tonë dhe mundësinë e kontributit të Shoqatës Atlantiku në mbështetje të institucioneve tona, sepse vetëm bashkë jemi më të fuqishëm”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika