Maqedonci: Do të vazhdojmë tranzicionin e FSK-së në ushtri me kapacitete të plota

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se do të vazhdojnë tranzicionin e FSK-së në ushtri me kapacitete të plota

Në pesëvjetorin e transformimit ligjor të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga forcë me kapacitete të kufizuara, në ushtri profesionale, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se do të vazhdojnë tranzicionin e FSK-së në ushtri me kapacitete të plota.

Në një njoftim në faqen zyrtare të këtij dikasteri thuhet se ky ndryshim është arritur falë bashkëpunimit të ngushtë me shtetet anëtare të NATO-s, aleatët tanë strategjikë, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në këtë përvjetor, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci theksoi se ky ndryshim është arritur falë punës së jashtëzakonshme të ushtarëve, oficerëve dhe stafit civil, përmes një angazhimi të palodhshëm e të pandërprerë, frymëzuar nga amaneti i dëshmorëve e vullneti i hekurt për të ardhmen e brezave të rinj, por sigurisht dhe bashkëpunimit të ngushtë me shtetet anëtare të NATO-s, aleatët tanë strategjik, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.

“Partnerë këta kyç, me të cilët do të vazhdojmë të punojmë me synim rritjen e bashkëpunimit dhe realizimin e objektivave tona të përbashkëta”, citohet të ketë thënë ministri Maqedonci.

Më tej, ai theksoi: “do të vazhdojmë tranzicionin e FSK-së në ushtri me kapacitete të plota, e gatshme për të përmbushur misionin e saj vital të garantimit të sigurisë për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mbrojtjen e integritetit të territorit të saj, me synim ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe ofrimin e kontributit përtej kufirit gjeografik të shtetit tonë, integrimin në strukturat euro-atlantike si aleat me peshë i partnerëve tanë duke kaluar nga konsumues të sigurisë në ofrues të saj”.

Më 14 dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës miratoi tri ligjet, që e ndryshuan mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës.

Ligjet që u miratuan ishin: Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika