Maqedonci: Fabrika e municioneve “Made in Kosova” sipas kontratës do të nis prodhimin në fund të vitit 2026

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë sërish se projekti për fabrikën e municioneve në Kosovë nuk lidhet vetëm me një objekt të vetëm, por me një kompleks të tërë industrial për prodhimin e municioneve sipas standardeve të NATO-s.

Në një intervistë në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Maqedonci foli për projektin që pritet të funksionalizohet deri në fund të vitit 2026, ndonëse ndërtimi ende nuk ka nisur.

Ai tha se diskutimet dhe raportimet e disa individëve dhe portaleve nuk i marrin parasysh specifikat dhe detajet që lidhen me kontratën për ndërtimin e kompleksit.

“Nuk është vetëm një fabrikë e municioneve, por është një kompleks industrial për prodhimin e municioneve. Do të jetë fabrika e municionit, pastaj laboratori i kualitetit, do të jetë laboratori i testimit dhe kalibrimit, pastaj do të ketë edhe depo të ndryshme dhe natyrisht do të ketë elementet mbështetëse, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore”, ka deklaruar ai.

Sipas Maqedoncit, kontrata për këtë projekt është nënshkruar me një kompani shtetërore turke që vepron në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.

“Mund t’ju siguroj që kontrata parasheh që fundi i dhjetorit të jetë periudha kur Kosova do të fillojë prodhimin për herë të parë të municioneve të standardit të NATO-s”, ka thënë ai.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes ka bërë të ditur se kompleksi do të operohet nga kompani shtetërore vendore, ndërsa gjatë verës do të zhvillohen trajnimet për stafin.

Ai tha se fabrika pritet të ketë rreth 100 të punësuar, ndërsa marrëveshja me Turqinë përfshin ndërtimin e kompleksit, përgatitjen profesionale të stafit dhe mirëmbajtjen e makinerive të prodhimit.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika