Maqedonci: FSK i përdorë rregullisht “Bayraktar-ët”, por s’kemi kaluar në territorin e Serbisë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi se Forca e Sigurisë së Kosovës operon rregullisht me dronët Bayraktar për të mbrojtur territorin e Kosovës dhe për të identifikuar rreziqet e sigurisë

Ejup Maqedonci, minister i Mbrojtjes.

Forca e Sigurisë së Kosovës operon në baza të rregullta me dronët Bayraktar, të blerë gjatë vitit të kaluar nga shteti i Turqisë.

Kështu është shprehur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në Rubikon të Klan Kosova.

“Ne jemi duke i përdorur dronët bayraktar. Bashkë me gjeneral Jasharin, komandantin e FSK-së, gjatë muajit maj kemi vizituar njësinë e sistemeve ajrore pa pilot, njësi e re që e kemi krijuar pas kontraktimit të dronëve Bayraktar”.

“Gjatë asaj vizite kemi pasur komunikim me ushtarakët tanë që drejtojnë dronët Bayraktar, patëm mundësinë që të shohim një operim me këta dronë që kjo njësi realizon në baza të rregullta. Pra, ne i testojmë dhe operojmë dronët Bayraktar në baza të rregullta”, tha Maqedonci.

I pyetur lidhur me deklaratat e presidentit serb, Alleksandar Vuçiq, se këta dronë kanë kaluar në territorin e Serbisë, Maqedonci tha se dronët përdoren vetëm në territorin e Kosovës, por kanë kapacitet të vëzhgojnë terrene më të largëta.

“Jo, assesi nuk i përdorim dronët jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Kapaciteti i këtyre dronëve është të vëzhgojë edhe terrene më larg se që është i vendosur droni në ajër, por nuk ka qenë kurrë synim i yni që këta dronë t’i përdorim për vëzhgim të territoreve të tjera”.

“Synim kryesor i përdorimit të këtyre dronëve është vëzhgimi i territorit të Republikës së Kosovës me qëllim identifikimin e rreziqeve për territorin e vendit tonë, jo vetëm të natyrës njerëzore, por edhe të fatkeqësive natyrore”, tha Maqedonci.

Ministri shtoi se krahas dronëve, Forca e Sigurisë së Kosovës ka edhe kapacitete të tjera të inteligjencës që mbledhin informacione lidhur me sigurinë.

“Grumbullojmë informacione normalisht edhe për territorin përreth kufirit kur ka rreziqe nga ai territor dhe ne e shohim rrezik dhe kërcënim prezencën e 28 bazave ushtarake dhe 20 bazave të xhandarmërisë 300 metra deri në 5 kilometra nga kufiri i Republikës së Kosovës, por njësitë tona në asnjë rast nuk e kalojnë kufirin e Republikës së Kosovës”, tha ministri Maqedonci.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika