Maqedonci nga Prekazi: 5, 6 dhe 7 marsi shënojnë kthesën më të madhe historike të popullit të Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci për nder të 26-vjetorit të "Epopesë së UÇK-së", ka bërë homazhe në nderim të familjes Jashari në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz

Fotografi nga Ministria e Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, për nder të 26-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, ka bërë homazhe në nderim të familjes Jashari në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Maqedonci, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se “datat 5, 6 dhe 7 mars, shënojnë kthesën më të madhe historike të popullit tonë, shënojnë sakrificën më sublime për liri dhe atdhe, prandaj do të mbetën përherë në kujtesën e lavdishme të popullit tonë”.

Maqedonci shtoi se “UÇK-ja dhe Jasharajt ishin ata që i kanë bërë bashkë, sipas tij, e kanë ndriçuar rrugën duke i prirë përpara drejt luftës çlirimtare”.

Në vazhdën e homazheve, bashkë me ministrin Maqedonci kanë qenë Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministri i Mbrojtjes, Adnan Rexheplar, u.d. sekretarin e Përgjithshëm e MM-së, Gafurr Dugolli, si dhe personeli i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika