Maqedonci pas takimit me homologun nga Shqipëria: Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në bashkëprodhim

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë takimit me homologun e tij nga Shqipëria, Ermal Nufi, është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e mbrojtjes, me theks të veçantë te mundësitë për bashkëprodhim.

Ai theksoi se kjo ishte ndër vizitat e para të ministrit shqiptar pas emërimit, duke nënvizuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë po forcohen vazhdimisht në të gjitha fushat, sidomos në atë të mbrojtjes.

Maqedonci falënderoi Shqipërinë për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite në ndërtimin e kapaciteteve ushtarake të Kosovës, duke përmendur kontributin në trajnimet dhe edukimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe rolin e saj në kuadër të misionit të KFOR.

Ai bëri të ditur se në takim është diskutuar edhe zgjerimi i bashkëpunimit në fusha të tjera, përfshirë industrinë e mbrojtjes, të cilën e cilësoi si sektor me rëndësi të veçantë në rrethanat aktuale.

“Siç e dini, kemi bërë një kontratë për një fabrikë për prodhimin e municioneve. Jemi në koordinim me partnerë të tjerë për çështjen e bashkëprodhimit. Do të shqyrtojmë mundësitë konkrete se në cilat fusha mund të bashkëprodhojmë”, ka deklaruar Maqedonci.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika