Maqedonci pret në takim ambasadorin e ri britanik, diskutojnë për bashkëpunimin në mes të shteteve

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në takim me ambasadorin e ri britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, janë dakorduar që marrëdhëniet e mira bilaterale të zhvillohen më tutje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në këtë takim është diskutuar për operacionin e Interflexit dhe bashkëpunimin e deritanishëm ushtarak në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Në takim me ambasadorin Hargreaves diskutuam për operacionin e Interflexit dhe bashkëpunimin e deritanishëm ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar që në aspektin strategjik ka rol unik për stabilitetin, sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike të vendit dhe gjithë rajonit”, ka thënë Maqedonci.

Ministri është shprehur se janë dakorduar që marrëdhëniet e mira bilaterale të vazhdojnë të zhvillohen edhe më tutje.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika