Maqedonci pret në takim lamtumirës Abbottin: Do të mbetet mik i përjetshëm i Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me përfaqësuesit e Mbretërisë së Bashkuar në NATO, si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Mbretërisë së Bashkuar në NATO, si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Bëhet e ditur se përgjatë takimit lamtumirës Maqedonci ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës në ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FSK-së, si dhe kontributin në heqjen e vizave për personelin civil dhe ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FSK-së.

“Theksova faktin se shteti britanik ka qenë dhe është aleat i Kosovës në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e vendit tonë, si dhe ruajtjen e vlerave demokratike. Ndërsa ambasadori Abbott do të mbetet mik i përjetshëm i Republikës së Kosovës”, thuhet tutje.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika