Maqedonci pret në takim lamtumirës atasheun e Mbrojtjes të Italisë në Kosovë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, këtë të mërkurë ka pritur në një takim lamtumirës atasheun e Mbrojtjes të Italisë në Kosovë, kolonel Stefano Angioni. Siç ka njoftuar Maqedonci në rrjetin social Facebook, kolonelin Angioni e ka falënderuar për shërbimin e tij dhe kontributin e dhënë në […]
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, këtë të mërkurë ka pritur në një takim lamtumirës atasheun e Mbrojtjes të Italisë në Kosovë, kolonel Stefano Angioni.
Siç ka njoftuar Maqedonci në rrjetin social Facebook, kolonelin Angioni e ka falënderuar për shërbimin e tij dhe kontributin e dhënë në avancimin e kapaciteteve të FSK-së, si dhe rritjen e bashkëpunimit bilateral me Forcat e Armatosura të Italisë.
Maqedonci gjithashtu i ka uruar kolonelit Angioni suksese në detyrën dhe misionin e ri të tij.















