Maqedonci pret në takim shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë: Bashkë jemi më të fortë

Ministri Maqedonci ka pritur në takim shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral major Arben Kingji, dhe ka thënë se bashkë janë më të fortë

Pamje nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral major Arben Kingji, duke thënë se  bashkë janë më të fortë.

Në këtë takim është diskutuar rreth situatës aktuale të sigurisë, si dhe mundësisë së thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet forcave të të dyja vendeve në disa fusha ushtarake.

“Me këtë rast, shpreha mirënjohje time të thellë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për kontributin e veçantë të tyre në zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së, veçanërisht në fushën e arsimimit dhe stërvitjes”, ka shkruar Maqedonci.

Maqedonci ka ritheksuar rëndësinë e jashtëzakonshme që ka mbështetja direkte nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe FARSH, si shtet anëtar i NATO-s, duke pasur parasysh përvojën e madhe në procesin e integrimeve euroatlantike, si dhe në ngritjen dhe zhvillimin e operacionalitetit ushtarak në përgjithësi.

Ministri i Mbrojtjes është shprehur se në takim janë dakorduar që të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë për të garantuar mbrojtjen e interesave kombëtare.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika