Maqedonci shpreh ngushëllime për rrëzimin e helikopterit në Turqi, ku vdiqën 6 ushtarë turq
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shprehur tronditjen e tij të thellë për rrëzimin e një helikopteri ushtarak në rajonin e Ispartës në Turqi, ku vdiqën 6 ushtarë nga radhët e ushtrisë turke. Ministri theksoi se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që ndjekin trajnimet atje janë të sigurt dhe larg vendit të incidentit. […]
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shprehur tronditjen e tij të thellë për rrëzimin e një helikopteri ushtarak në rajonin e Ispartës në Turqi, ku vdiqën 6 ushtarë nga radhët e ushtrisë turke.
Ministri theksoi se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që ndjekin trajnimet atje janë të sigurt dhe larg vendit të incidentit.
“Jashtëzakonisht i tronditur me lajmin e sotëm rreth aksidentit ajror me fatalitet që ka ndodhur në regjionin në Isparta ku Komanda e Shkollës së Aviacionit Tokësor të Ushtrisë Turke kryen trajnimet.
Shprehi ngushëllimet e mija më të sinqerta autoriteteve shtetërore turke, ministrit Yaşar Güler, Forcave të Armatosura Turke dhe familjarëve të ushtarakëve të vdekur”, ka shkruar Maqedonci në Facebook,
“Fatmirësisht, pjesëtarët e FSK-së të cilët aktualisht janë duke ndjekur trajnimet në këtë kazermë kanë qenë larg vendit të incidentit dhe janë mirë e të sigurt. Në këto momente të vështira ndajmë dhimbjen me popullin turk. Qoftë i paharruar kujtimi për martirët!Lavdi!”.















