Maqedonci takohet me homologun slloven, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

Në takimin e tij me ministrin e Mbrojtjes të Sllovenisë, Marjan Sarec, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmi terrorist i 24 shtatorit është shqetësues për faktin se prapa tij qëndrojnë strukturat shtetërore të Serbisë

Pamje nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, këtë të premte është takuar me ministrin e Mbrojtjes të Sllovenisë, Marjan Sarec.

Në këtë takim është diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, ku me këtë rast, ministri Maqedonci ka theksuar se sulmi terrorist i 24 shtatorit është shqetësues për faktin se prapa tij qëndrojnë strukturat shtetërore të Serbisë, andaj ai u shpreh se duhet trajtuar me shumë vëmendje si veprim, që tregon hapur tendencën për destabilizimin e vendit, rrjedhimisht, të Ballkanit Perëndimor.

“Krahas situatës së sigurisë, ministri Maqedonci e njoftoi homologun e tij slloven me të gjitha përparimet e FSK-së gjerë më tani, për kapacitetet dhe vullnetin për të thelluar bashkëpunimin me forcat sllovene, përmes trajnimeve dhe misioneve të përbashkëta, si dhe aktiviteteve të tjera ushtarake që mund të zhvillohen përtej planit bilateral”, thuhet në njoftim.

Më tej, ministri Maqedonci ka shprehur qëndrimin e Kosovës sa i përket luftës në Ukrainë dhe synimin e qartë për anëtarësim në BE, A5 dhe në NATO.

Me këtë rast, ai ka kërkuar nga homologu i tij mbështetjen e Sllovenisë në rrugëtimin e Kosovës për anëtarësim në organizatat euroatlantike.

Nga ana e tij, ministri Sarec ka garantuar mbështetjen e padiskutueshme të shtetit slloven për Kosovën dhe, gjithashtu, shprehu vullnetin e tij që bashkëpunimin e deritashëm që kanë dy vendet ta thellojnë edhe më tutje.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika