Maqedonci takohet me Osmanin
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ai ka njoftuar se Osmani e ka uruar për detyrën e Ministrit të Mbrojtjes. “Ky ishte takimi im i parë nga pozita e Ministrit të Mbrojtjes me Presidenten Osmani, e cila nisur nga funksioni i saj kushtetues si Komandante Supreme e forcave […]
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ai ka njoftuar se Osmani e ka uruar për detyrën e Ministrit të Mbrojtjes.
“Ky ishte takimi im i parë nga pozita e Ministrit të Mbrojtjes me Presidenten Osmani, e cila nisur nga funksioni i saj kushtetues si Komandante Supreme e forcave të armatosura, ka përgjegjësi kushtetuese karshi FSK-së, rrjedhimisht dhe rol të lartë për ushtrinë tonë”, ka njoftuar Maqedonci.
Tutje ai ka thënë se Osmani i ka ofruar mbështetjen e saj të plotë si Presidente në funksion të përmbushjes së detyrave kushtetuese, Ministria e Mbrojtjes.
“Me Presidenten Osmani biseduam për të arriturat e deritanishme të Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe për fazën në të cilën është FSK-ja në rrugën e saj si ushtri e Kosovës. Bashkë me Presidenten Osmani tutje diskutuam për proceset dhe projektet aktuale si dhe për ato që na presin përpara, drejt ngritjes së kapaciteteve luftarake dhe niveleve strategjike të FSK-së”, ka përfunduar ai.















