Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë ditës ë mërkurë ka takuar komandantin e KFOR-it, Ozcan Ulutas.

Maqedonci ka bërë të ditur se kryetemë e takimit ka qenë siguria në veri, me theks të veçantë, intensifikimi i patrullimit kufitar nga ana e trupave të KFOR-it.

“Ishte kënaqësi të takoj komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özcan Ulutaş. Temë qëndrore e takimit ishte situata e sigurisë në vend, intensifikimi i patrullimit kufitar nga ana e trupave të KFOR-it, duke marrë për shkas sulmin e 24 shtatorit, e po ashtu rritja e bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës në çështje të mbrojtjes.

Ruajtja e kufirit do të thotë ngritje e nivelit të sigurisë, mbyllje e rrugëve ilegale dhe luftim i grupeve kriminale nga ana e Policisë së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Maqedonci më tej ka thënë se “ky bashkëpunim Polici e Kosovës, KFOR, FSK, ofron siguri dhe stabilitet për gjithë qytetarët dhe vendin tonë”.