Maqedonci takon Kusari-Lilën: Ky takim shënoi hapin kyç drejt Projektligjit për Industrinë e Mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Ministren e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari-Lila, zhvilluan takimin e parë ndërministror në këtë mandat. Sipas Maqedoncit, gjatë takimit u diskutuan koncepti, struktura dhe organizmat që do të transformojnë industrinë e mbrojtjes në vend. “Takimi i parë ndërministror në këtë mandat të ri, shënoi hapin […]
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Ministren e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari-Lila, zhvilluan takimin e parë ndërministror në këtë mandat.
Sipas Maqedoncit, gjatë takimit u diskutuan koncepti, struktura dhe organizmat që do të transformojnë industrinë e mbrojtjes në vend.
“Takimi i parë ndërministror në këtë mandat të ri, shënoi hapin kyç drejt Projektligjit për Industrinë e Mbrojtjes! Së bashku me ministren Kusari, diskutuam konceptin, strukturën dhe organizmat që do të transformojnë industrinë tonë të mbrojtjes.















