Maqedonci takon shefin e stafit të Mbrojtjes të Italisë, flasin për anëtarësimin në NATO

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka takuar shefin e Stafit të Mbrojtjes të Italisë, Admiral Giuseppe Cavo Dragone, me të cilin ka diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, dhe ruajtjen e stabilitetit në Ballkan

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Admiral Giuseppe Cavo Dragone, shef stafi i Mbrojtjes së Italisë.

Gjatë një vizite zyrtare në Itali, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar Admiral Giuseppe Cavo Dragone, shef stafi i Mbrojtjes i Italisë dhe kryesues i ardhshëm i Komitetit të NATO-s.

Siç ka njoftuar ai në një postim në Facebook, gjatë takimit ka diskutuar për situatën aktuale gjeopolitike, zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), bashkëpunimin bilateral me Italinë në fushën e mbrojtjes, si dhe synimet e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe BE.

Ministri Maqedonci e ka falënderuar Admiral Dragone për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të Italisë përmes trupave të KFOR-it dhe EULEX-it.

Admirali Cavo Dragone ka shprehur vlerësim për menaxhimin e suksesshëm të sulmit terrorist në veri të vendit dhe shfaq gatishmërinë për të përkrahur Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në Programin e Partneritetit për Paqe.

Po ashtu, Maqedonci ka bërë të ditur se bashkë janë dakorduar se ruajtja e stabilitetit në Ballkan dhe koordinimi me partnerët strategjikë janë prioritetet që garantojnë sigurinë dhe zhvillimin e rajonit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika