Maqedoni/ Deri në 5 vjet burg për ata që mohojnë luftën në Ukrainë

Ministria e Punëve të Brendshme së Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar se të gjithë ata që e mohojnë apo justifikojnë luftën në Ukrainë, mund të dënohen një deri në 5 vjet burg, raporton TV21.

“Ligji parashikon se kushdo që publikisht mohon, minimizon, miraton dhe justifikon akte të tilla nëpërmjet një sistemi informacioni, dënohet me burg nga një deri në pesë vjet”, thuhet në njoftimin e MPB-së së Maqedonisë së Veriut.

Tutje, kjo ministri ka bërë të ditur se janë duke ndjekur komentet në rrjetet sociale rreth ngjarjeve në Ukrainë dhe se sipas tyre do të ndërmarrin masa për të gjithë ata që mohojnë apo justifikojnë krimet ndaj civilëve të pafajshëm.

Për të bërë këtë, MPB-ja bazohet në nenin 407 të Kodit Penal, të Maqedonisë së Veriut.

“Nëse vepra është kryer me qëllim të nxitjes së urrejtjes, diskriminimit ose dhunës ndaj një personi ose grupi personash për shkak të përkatësisë së tyre kombëtare, etnike ose racore ose fetare, kryesi i veprës dënohet me së paku katër vjet burgim. Në nenin 404 të Kodit Penal, nga ana tjetër, saktësisht thuhet se çfarë përfshin termi krim lufte kundër civilëve”, thuhet në njoftim.

MPB-ja, ka bërë thirrje për qytetarët që nëse hasen në komente të ngjashme, të lajmërojnë në emailin zyrtarë të tyre.

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika