Maqedoni: Heqja e çertifikatave të vaksinimit për tejkalim në kufi

KSI merr përgjigjen nga Qeveria në lidhje me heqjen e çertifikatave në kufi të Maqedonisë

Foto e një qytetari duke dorëzuar çertifikatën në kufi

Në seancën e sotme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI), ka miratuar masën për heqjen e çertifikatave të vaksinimit për hyrje në Maqedoni.

”Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për të shfuqizuar detyrimin e posedimit të çertifikatës së vaksinimit, çertifikatës për Covid 19 të kaluar, testet negative PCR dhe antigjen për të gjithë qytetarët vendas dhe të huaj gjatë hyrjes në vend”, kanë thënë nga Qeveria.

Gjithashtu,bashkë me këtë vendim është shfuqizuar edhe masa e izolimit shtëpiak me shpenzim personal, në kohëzgjatjen prej shtatë ditëve për hyrje në shtet pa dokumentet e laartpërmendura.

Zllate Mehmedovi, zëdhënës i KSI-së

Ndërsa, zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedovi, tha se do të vazhdojnë të lehtësojnë masat me kujdes, pa e përkeqësuar situatën epidemiologjike me COVID-19.

Heqjen e çertifikatës e ka propozuar KSI, për lehtësimin e tejkalimit në kufijtë e Maqedonisë.

Maqedoni: Heqja e çertifikatës së vaksinimit në kufi

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika