Maqedonia e Veriut: 27% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 15:00

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se deri në orën 15:00, të drejtën e votës në balotazhin e zgjedhjeve lokale e kanë shfrytëzuar 27.19% e qytetarëve, ose 275 mijë e 34 votues.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, dalja më e madhe e votuesve është regjistruar në komunat Bërvenicë dhe Kërçovë, ku garojnë kandidatë shqiptarë dhe maqedonas në një garë të ngushtë.
Në Bërvenicë, deri në orën 15:00 kanë votuar 40.83% e qytetarëve, ndërsa në Kërçovë 40.06%.

Ndërkohë, dalja më e ulët është shënuar në komunën e Bogovinës me 26.49% dhe në Dibër me 26.72%.

Në krahasim me rundin e parë të zgjedhjeve, dalja deri në orën 15:00 ishte 31.16%, pra rreth 4 për qind më e lartë se në këtë balotazh.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika