Maqedonia e Veriut: 504 raste të reja me COVID-19

Në Maqedoninë e Veriut është rritur numri i rasteve të infektimeve me Covid-19. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë janë infektuar mbi 500 persona vetëm brenda 24 orëve të fundit

Qendra e COVID-19, Shkup

Në 24 orët e fundit, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 1 mijë e 365 testime.

Nga testimet e realizuara janë regjistruar 494 raste të reja.

Nga 494 raste të infektimit, 133 janë riinfektime. Ndërsa, të rikuperuar janë regjistruar, gjithsej, 321 pacientë brenda 24 orëve të fundit.

Nga ‘Termini Im’ janë regjistruar dy vdekje, por të regjistruara në muajin e kaluar sipas Mia.mk.

Raste aktive me Covid-19, sipas MSH-së, raportohet të jetë 2 mijë e 490.

Deri më tani janë bërë, gjithsej, 2 milion e 94 mijë e 710 testime të Covid-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 318 mijë e 138 pacientë, ndërsa i të shëruarve 306 mijë e 309, i vdekjeve 9 mijë e 339.

Tabela e të dhënave nga MSH e Maqedonisë së Veriut për Covid-19

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika