Maqedonia e Veriut: Asnjë i vdekur ndërsa 89 raste të reja me COVID-19

Në Maqedoninë e Veriut, janë publikuar rezultatet e Covid-19 të 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 1 mijë e 649 testime.

Në betejën me Covid-19 nuk është paraqitur asnjë vdekje, ndërkaq janë regjistruar 89 raste të reja.

Nga 89 raste të infektimit, 15 janë riinfektime. Ndërsa, të rikuperuar janë regjistruar, gjithsej, 55 pacientë brenda 24 orëve të fundit.

Raste aktive me COVID-19, sipas MSH-së, raportohet të jetë 1 mijë e 38.

Deri më tani janë bërë, gjithsej, 1 milion e 996 mijë e 485 testime të COVID-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 308 mijë e 605 pacientë, ndërsa i të shëruarve 298 mijë e 306, i vdekjeve 9 mijë e 261.

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika