Maqedonia e Veriut, mbi një miliard euro kanë hyrë nga mërgimtarët për vitin 2022

Në nëntë muajt e parë të vitit 2022, kanë hyrë një miliard e 470 milionë euro nga mërgimtarët në Maqedoninë e Veriut

Ilustrim

Në vitin 2022, vetëm në nëntë muajt e parë kanë hyrë 1 miliard e 476 milionë euro para nga mërgimtarët, gjegjësisht remitenca.

Kështu flasin të dhënat e Bankës Popullore. Por, këto të hyra janë vetëm përmes kanaleve zyrtare pa përfshirë paratë kesh, apo shpenzimet që mërgimtarët i bëjnë gjatë qëndrimit të tyre në vend.

Njohësit e rrethanave ekonomike thonë se ky numër lëviz nga viti në vit dhe zakonisht deri në fund të vitit vlera e këtyre mjeteve arrin deri në një të katërtën e prodhimit bruto vendor, shkruan Alsat.m.

“Vlera e këtyre mjeteve financiare lëviz nga viti në vit, por zakonisht në fund të vitit arrin deri në një të katërtën e produktit të brendshëm bruto në vendin tonë, ose dyfish i flukseve hyrëse i investimeve të drejtëpërdrejta të huaja në RMV. Kjo vlerë mund të jetë akoma më e madhe sepse nga burime të ndryshme, niveli i tyre është i ndryshëm, gjë që flet se diçka nuk është në rregull, pra nuk është i saktë… Një nga arsyet më kryesore është se nuk regjistrohen të gjitha transaksionet e realizuara dhe një pjesë e tyre mbetet jashtë sistemit pagesor”, ka thënë Nasir Selimi, ekonomist.

Selimi ka sqaruar rëndësinë e remitencave në ekonominë e një vendi, por nënvizon se Maqedonia e Veriut shumë pak ka punuar për këto mjete.

Sipas tij, ato mjete nuk janë kanalizuar dhe nuk janë shfrytëzuar me efikasitet dhe në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

“Nëpërmjet këtyre të hyrave valutore mbulohet deficiti tregtar i vendit, krijohen rezervat devizore, mbahet stabil denari, me një fjalë mbahet gjallë ekonomia e vendit. Pra, nga remitancat kemi hyrje valutore të njëanshme në vend“, shtoi ai.

Për dallim nga viti i kaluar, të hyrat e mërgimtarëve, vetëm nëpërmjet kanaleve zyrtare janë rritur për mbi 300 milionë euro.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika