Maqedonia e Veriut pritet të shpallë shtatë ditë zie pas tragjedisë në Koçan
Qeveria e Maqedonisë së Veriut pritet të shpallë shtatë ditë zie kombëtare pas tragjedisë që ndodhi në orët e para të së dielës në një klub nate në Koçan, ku humbën jetën 59 persona. Mbledhja e ekzekutivit do të mbahet të dielën në orën 16:00, ku pritet të zyrtarizohet vendimi për shpalljen e zisë. Po […]
Qeveria e Maqedonisë së Veriut pritet të shpallë shtatë ditë zie kombëtare pas tragjedisë që ndodhi në orët e para të së dielës në një klub nate në Koçan, ku humbën jetën 59 persona.
Mbledhja e ekzekutivit do të mbahet të dielën në orën 16:00, ku pritet të zyrtarizohet vendimi për shpalljen e zisë.
Po ashtu, qeveria do të marrë masa të menjëhershme për një inspektim të jashtëzakonshëm në të gjitha klubet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa, me qëllim sigurimin e standardeve të sigurisë.















