Maqedonia e Veriut shpall persona non grata tre diplomatë rusë

Tre diplomatë rusë janë shpallur persona non grata në Maqedoninë e Veriut. Këtë e bëri të ditur Ministria maqedonase e Punëve të Jashtme

Ndërtesa e Ambasadës ruse në Shkup. Fotografi nga arkivi. Foto: AFP

Ministria maqedonase e Punëve të Jashtme konfirmoi të shtunën se tre diplomatë rusë janë shpallur non grata. Ministria bëri të ditur se më 12 shtator kishte thirrur ambasadorin e Federatës Ruse në Shkup për t’ia dorëzuar notën diplomatike.

Vendimi, sipas MPJ-së, është marrë pas njoftimeve nga autoritetet kompetente për aktivitete të diplomatëve, që bien ndesh me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Njoftimi për vendimin u bë i ditur në platformën X, i njohur më parë si “Twitter”, të premten pasdite nga ambasada ruse. Ndërkohë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, shkruante në rrjetet sociale se shpallja si “persona non grata” e diplomatëve rusë nga autoritetet në Shkup ishte bërë pa sqaruar arsyen e këtij vendimi. Ajo e cilësoi këtë si një akt armiqësor dhe të papërgjegjshëm, ndërsa thekson se “kjo nuk do të mbetet pa përgjigje”.

Maqedonia e Veriut edhe në të kaluarën ka dëbuar diplomatë rusë, qoftë duke u solidarizuar me vendimet e Bashkimit Evropian apo në bazë të njoftimeve për veprimtarinë e tyre të palejueshme në vend. /VoA

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika