Ish futbollisti i Real Madridit, Marcelo, është bërë me klub të ri.

Mbrojtësi brazilian është rikthyer në vendlindje te skuadra e Fluminenses, aty ku nisi hapat e parë të karrieres.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi brazilan përmes një njoftimi zyrtar.

Marcelo iu bashkua akademisë së Fluminense në moshën 13-vjeçare dhe bëri debutimin e tij profesional në moshën 17-vjeçare.

Ai u transferua në Real Madrid në moshën 18-vjeçare dhe veren e kaluar u transferua te klubit grek, Olympiacos.

Marcelo u zbulua nga Fluminense në 2005 (Foto: NELSON PEREZ/FLUMINENSE FC)

Ndërsa në moshën 34-vjeçare është rikthyer aty ku nisi hapat e parë si futbollist.

A hora de voltar chegou. #WhereImFrom #M12NoFlu pic.twitter.com/f6FxsGWojW

— Fluminense F.C. (@FluminenseFC) February 24, 2023