Margariti: Veshja e gruas mirditore shpallet pasuri kombëtare

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale vendosi që kjo "veshje që ka shoqëruar në shekuj gruan e krahinës së Mirditës të shpallet pasuri kombëtare”

Veshja e mrekullueshme e gruas mirditore është shpallur “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti publikoi në rrjete sociale foto të kostumit tradicional, teksa shkroi se, “e mbushur me simbole mitike e kulti, kjo është veshja e mrekullueshme e gruas mirditase”.

Margariti tha se, “me propozim të Qendrës “Unioni Mirdita”, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale pasi shqyrtoi dosjen, vendosi që kjo veshje që ka shoqëruar në shekuj gruan e krahinës së Mirditës të shpallet pasuri kombëtare”.

Ky fakt, theksoi ministrja, na bën edhe më të vetëdijshëm për ruajtjen dhe trashëgiminë e saj. /ATSH/

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika