Margetiq zbulon minierën sekrete që lidh Dodikun, Vuçiqin, Veselinoviqin dhe rrjetin mafioz rajonal

Gazetari hulumtues kroat Domagoj Margetiq ka zbuluar një minierë qymyri në Bukova Kosa, afër Prijedorit në Bosnje dhe Hercegovinë, kjo minierë sipas tij paraqet një nyje të rëndësishme që lidh krimin e organizuar mes strukturave politike dhe mafioze të Serbisë dhe Republikës Sërpska.

Ai pohon se pas kësaj miniere qëndrojnë figura të fuqishme politike dhe kriminale, përfshirë Milorad Dodik, Aleksandar Vuçiq, Zvonko Veselinoviq, Veselin Miliq, tashmë i vdekuri Boban Kusturiq dhe biznesmenit dhe politikani serb nga BeH, Srdjan Kljeçanin – Rufi.

Sipas Margetiqit, miniera ilegale e qymyrit në Bukova Kosa nuk shërben vetëm për nxjerrjen e qymyrit me cilësi të dobët, por mbi të gjitha për pastrim parash të rrjeteve mafioze të lidhura me pushtetin në Serbi dhe Republikën Sërpska.

Gazetari thotë se përmes kësaj skeme nxirren para nga buxheti i Serbisë përmes kompanive energjetike dhe më pas pastrohen përmes operacioneve në këtë minierë.

Sipas tij, pronari real i minierës është Zvonko Veselinoviq, të cilin ai e përshkruan si një nga njerëzit kryesorë të rrjetit kriminal të afërt me pushtetin serb. “Në këtë rrjet përfshihen edhe figura të sigurisë, biznesit dhe politikës nga Serbia dhe Bosnja”.

Në deklaratat e tij, Margetiq lidh gjithashtu këtë rast me vdekjen misterioze të ish-pilotit privat të Dodikut, Boban Kusturiq, i cili sipas raportimeve zyrtare ishte gjetur i vdekur pranë Banja Llukës.

“Kusturiq kishte transportuar me helikopter në takime sekrete disa nga personat e përmendur, përfshirë Zvonko Veselinoviq dhe Veselin Miliq”.

Margetiq thotë se “Bukova Kosa” është çelësi për të kuptuar lidhjet mafioze rajonale dhe marrëdhëniet mes politikës, krimit të organizuar dhe strukturave të sigurisë në Ballkan. Ai thotë se kjo minierë fsheh gjurmë të rëndësishme të ngjarjeve të fundit politiko-mafioze që kanë tronditur Serbinë dhe Republikën Sërpska.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika