“Marigona” mban sonte koncertin përmbyllës “Përjetë” në Prishtinë

Sonte, në Prishtinë, zhvillohet një ngjarje më të rëndësishme për skenën muzikore shqiptare. Grupi legjendar kosovar “Marigona” ngjitet për herë të fundit në skenë me koncertin madhështor të titulluar “Përjetë”, duke i dhënë fund një rrugëtimi shumëvjeçar të mbushur me këngë, emocione dhe suksese.

Koncerti përmbyllës i grupit “Marigona” do të nisë në orën 19:00, në parkingun e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Ky organizim, me sponsor medial Radio Televizionin e Kosovës, pritet të mbledhë adhurues të shumtë të muzikës që për dekada ka shoqëruar breza të tërë.

Në këtë mbrëmje të veçantë, “Marigona” do të sjellë repertorin e tyre më të njohur në një performancë të drejtpërdrejtë, duke rikthyer këngët që kanë lënë gjurmë në historinë e muzikës rok dhe pop shqiptare.

Një ditë para koncertit përmbyllës, grupi u nderua me mirënjohje nga Albulena Haxhiu dhe nga Përparim Rama, për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë ndër vite në promovimin e muzikës dhe kulturës shqiptare.

Koncerti “Përjetë” shënon jo vetëm një natë të veçantë muzikore, por edhe mbylljen e një kapitulli të rëndësishëm të skenës shqiptare. Pas një karriere disa dekadëshe, “Marigona” lë pas një trashëgimi artistike të çmuar dhe kujtime të shumta për publikun./RTK

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika