Mariupoli në prag të kapitullimit

Brenda pak ditësh qyeteti port i Ukrainës, Mariupol rrezikon të bjerë në duart e forcave ruse

Mariupoli

Një zyrtar evropian, ka thënë se bota është tronditur nga vuajtjet në Bucha, por nëse bie Mariupoli vuajtjet që do t’ju shkaktohen atje nuk do të mundë të krahasohen, por Kremlini i ka mohuar akuzat ku forcat ruse janë fajësuar për mizori.

Megjithatë, lufta në Mariupol do të sjell shumë viktima.

“Në fund të ditës, ne presim një shkatërrim të plotë të qytetit dhe shumë viktima civile në Mariupol – do të jetë më keq se Bucha”, ka deklaruar zyrtari evropian i cili kërkoi të mos përmendet për shkak të ndjeshmërisë së temës, përcjell CNN.

Kurse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në orët e para të së mërkures ka thënë se situata në Mariupol metet ”brutale dhe e pandrzshuar”.

“Përgjithmonë ushtria ruse do të shkruhet në histori si ushtria më barbare dhe më çnjerëzore në botë”.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy/Facebook

Ai tutje ka thënë se “Vrasja në shënjestër e civilëve dhe shkatërrimi i ndërtesave të banimit me të gjitha llojet e armëve, përfshirë ato që janë të ndaluara nga konventat ndërkombëtare. “Kjo është vetëm një markë tregtare e ushtrisë ruse dhe kjo do ta shënojë me të vërtetë Federatën Ruse si burimin e së keqes”.

Presidenti rus, Vladimir Putin më nënte maji mund ta shapllë Mariupolin si qytet të çliruar, pikrisht në ditën kur ushtria ruse zhvillon paradën e përvjetshme.

Mariupol, Fabrika Azovstal

Që prej rrethimit të Mariupol-it shumë njerëz janë vrarë thonë autoritetet lokale ukrainase. Rusia mbrojtësve të fundit ukrainas në fabrikën e përpunimit të hekurit dhe çelikut, Azovstal, u ka dhënë një ultimatum që të dorëzohen ose të vdesin.

Pavarësisht ultimatumit, bombardimet mbi atë zonë nuk ishin ndalur.

Rusia më 24 shkurt kishte ndërmarr një ofensivë ushtarake në shkallë të gjerë në Ukrainë me strategjinë që ta nënshtroj atë brenda shtatë dite, mirëpo kalkulimet e tyre nuk dolën të jenë të sakta.

Moska ka deklaruar se nuk i ka shënjestruar civilët, duke thënë se ata janë duke ndërmarrë një “operacion special ushtarak” në Ukrainë për çrrënjosen e nacionalistëve të rrezikshëm dhe çmilitarizimin e Ukrainës.

Perëndimi dhe Ukraina i kanë hedhur poshtë pretendimet e Rusisë duke thënë së ajo këto i ka përdorur vetëm si pretekst për pushtimin e fqinjit të saj.

Zyrtari evropian kishte thënë se, objektivat afatmesëm të Rusisë janë që të ushtrojë kontroll mbi territoret e Luhansk-ut dhe Donetsk-ut në rajonin Donbas të Ukrainës lindore dhe të siguronte një urë tokësore midis Krimesë, të cilën Rusia e kapi dhe e aneksoi në vitin 2014, dhe Donbas-it.

Kjo mund të zgjasë deri në gjashtë muaj dhe pastaj konflikti të bie në një ngërç, ka deklaruar ai.

Pamje nga lufta në Donbas

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika