Marku fiton kundër Ramirez, shpallet kampion bote

Boksieri shqiptar Florian Marku ka fituar ndaj meksikanit Miguel Parra Ramirez në betejën që u mbajt në AIR Albania Stadium në Tiranë, dhe kështu është shpallur kampion bote në WBC Silver

Florian Marku duke festuar fitoren ndaj Ramirez

Florian Marku ka fituar kundër meksikanit Miguel Parra Ramirez në Air Albania Stadium në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë, duke fituar kështu titullin WBC Silver.

Marku dominojë deri në raundin e 8 ndaj Ramirez, dhe ishte gjithmonë në sulm më goditjet e tij, ndërsa meksikani vetëm nganjëherë lëshonte disa goditje dhe ngriste dorezat për tu mbrojtur nga godijet e Markut, ndërsa në raundin e 8 Ramirez lëshoi disa goditje të fuqishme ndaj Markut.

Florian Marku

Ish-kikboksieri Marku i cili është ende i pamposhtur ka vazhduar në rrugën e tij drejt peshave të lehta.

Në daljen e tij të fundit në ring, Marku ndaloi ish-kampionin britanik Chris Jenkins në vetëm katër raunde për të marrë rripin e IBF International.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV Dukagjini (@dukagjinirtv)

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika