Marku nokauton kundërshtarin për 54 sekonda

Boksieri shqiptar shënoi fitoren e 13-të në karrierë, pasi mposhti Dilan Moran. Vetëm 54 sekonda i mjaftuan Markut për të dorëzuar kundërshtarin, në sfidën e zhvilluar në Manchester

Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka vazhduar me serinë e jashtëzakonshme. Ai ka mposhtur qysh në raundin e parë rivalin Dylan Moran.

I janë dashur vetëm 54 sekonda që të fitojë me nokaut teknik.

Pas fitores, 30-vjeçari ka thënë se dëshiron “meçe të mëdha”.

“Kam punuar shumë për këtë ndeshje, për rikthimin tim. Dua meçe të mëdha dhe njerëzit po më shmangen. Ka qenë vit me frustrim. Respekt Dylan Moranit, por jam nivel tjetër. Kur jam i fokusuar, jam i rrezikshëm. Më sillni meçin e duhur dhe do të shihni çka mund të bëjmë”, ka thënë ai për “SkySports”.

Në të majtë,Florian Marku dhe në të djathtë Dilan Moran

Marku bokson në kategorinë ‘velter’.

Deri tash, në karrierën profesionale në boks, Marku ka 13 fitore e një barazim.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika