Maroku ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës së Botës, pasi eliminoi Holandën pas ekzekutimit të penalltive.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi 1:1. Për Holandën shënoi Cody Gakpo, ndërsa për Marokun realizoi Issa Diop.

Pas 90 minutave dhe kohës shtesë pa fitues, gjithçka u vendos në penallti, ku Maroku u tregua më i saktë dhe më i qetë në momentet vendimtare. Holanda humbi tri goditje nga pika e bardhë, ndërsa Maroku dy.

Në fund, përfaqësuesja afrikane triumfoi 3:2 në serinë e penalltive dhe siguroi kalimin në fazën tjetër të turneut.

Në 1/8 e finales, Maroku do të përballet me Kanadanë.