Marrëveshja e eksportit të grurit të Ukrainës zgjatet për katër muaj

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres dhe Erdogan i Turqisë mirëpret vazhdimin e marrëveshjes disa ditë përpara se ajo të skadonte

Një marrëveshje për të lejuar vazhdimin e eksporteve jetike të drithërave nga portet jugore të Ukrainës në Detin e Zi është zgjatur edhe për katër muaj të tjerë, duke qetësuar shqetësimet për furnizimin me ushqime në botë ndërsa frika e inflacionit rritet.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të enjten se marrëveshja do të vazhdojë për 120 ditë me miratimin e Kievit dhe Moskës. Ai duhej të skadonte të shtunën.

“Unë mirëpres marrëveshjen e të gjitha palëve për të vazhduar nismën e drithërave të Detit të Zi për të lehtësuar lundrimin e sigurt të eksportit të drithit, produkteve ushqimore dhe plehrave nga Ukraina”, tha Guterres në një deklaratë, përcjell Portali Dukagjini.

Ai tha se OKB-ja ishte gjithashtu “plotësisht e përkushtuar për heqjen e pengesave të mbetura për eksportimin e ushqimit dhe plehrave nga Federata Ruse” – një pjesë e marrëveshjes që Moska e sheh si kritike.

Oleksandr Kubrakov, ministri i infrastrukturës i Ukrainës, e përshëndeti zgjatjen si një “hap të rëndësishëm në luftën globale kundër krizës ushqimore”.

Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, tha se Moska pranoi t’i përmbahej marrëveshjes “pa ndryshime në terma apo fushëveprimi”.

Rusia u tërhoq nga pakti në fund të tetorit, duke përmendur shqetësimet e sigurisë pas një sulmi në flotën e saj në Detin e Zi, përpara se të ribashkohej disa ditë më vonë, raporton Aljazeera. 

Erdogan mirëpret zgjatjen

Marrëveshja midis dy palëve ndërluftuese, e ndërmjetësuar në korrik nga Turqia dhe OKB-ja, ka parë më shumë se 11 milion ton produkte bujqësore të transportuara nga tre portet e Detit të Zi të Ukrainës, duke përfshirë 4.5 milion ton misër dhe 3.2 milion ton grurë.

Zgjatja ishte më pak se një vit i kërkuar nga OKB-ja dhe Ukraina.

Ndërsa  presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përshëndeti konsensusin e Rusisë dhe Ukrainës për vazhdimin e marrëveshjes.

“Rëndësia dhe përfitimet e kësaj marrëveshjeje për furnizimin me ushqim dhe sigurinë e botës janë bërë të dukshme”, shkroi Erdogan në Twitter.

Tre portet e përfshira në marrëveshje – Odesa, Chornomorsk dhe Pivdennyi – kanë kapacitetin e kombinuar për të transportuar rreth tre milionë tonë në muaj.

Ukraina dëshironte të përfshinte portet e rajonit jugor të Mykolaiv, të cilat siguronin 35 për qind të eksporteve të ushqimit ukrainas përpara pushtimit të Rusisë.

Rusia më parë tha se miratimi i saj për të zgjatur marrëveshjen varej nga mbështetja për eksportet e saj të grurit dhe plehrave. Rusia është një prodhues i madh bujqësor dhe eksportuesi më i madh në botë i grurit.

Rusia thuhet se dëshiron që Perëndimi të lehtësojë kufizimet ndaj huadhënëses shtetërore të bujqësisë Rosselkhozbank, një lëvizje që duhet të ndihmojë në lehtësimin e më shumë eksporteve të saj.

OKB-ja e ka siguruar Moskën se do të punohet për të hequr barrierat në eksportet ruse të produkteve bujqësore dhe plehrave, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, pa dhënë një afat kohor specifik.

Ai shtoi se Rusia ka parë përparim drejt lehtësimit të sanksioneve, duke përmendur një deklaratë të përbashkët nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kundër masave ndaj eksportuesve të ushqimit dhe plehrave.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika