Marrëveshja e Kumanovës, 25 vjet nga Kapitullimi i Serbisë
E njohur si dita e kapitullimit të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Është ky 9 qershori i 1999-ës kur edhe u nënshkrua marrëveshja ushtarako-teknike të Kumanovës e cila i dha fund luftës në Kosovë. Prapaskenat nga kjo marrëveshje dhe një tjetër takim që i hapi rrugë UÇK-së i ka rrëfyer ish-diplomati Ylber Hysa. “Parashihte kufizimi […]
E njohur si dita e kapitullimit të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.
Është ky 9 qershori i 1999-ës kur edhe u nënshkrua marrëveshja ushtarako-teknike të Kumanovës e cila i dha fund luftës në Kosovë.
Prapaskenat nga kjo marrëveshje dhe një tjetër takim që i hapi rrugë UÇK-së i ka rrëfyer ish-diplomati Ylber Hysa.
“Parashihte kufizimi si në aspektin e zonës ajrore ashtu edhe tokësore. Pala e Kosovës nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes pasi që ka qenë një marrëveshje mes një ushtrie fitimtare si NATO dhe asaj që ka kapitullu, e Serbisë. Ekziston një marrëveshje tjetër, që e ka bërë NATO me Kosovën, e cila ka ndodhur në Prishtinë, ku kanë marrë pjesë, udhëheqësit e UÇK-së dhe aty definohen kushtet në të cilën do të krijohej një forcë e re e ushtrisë, dhe janë bërë thëmelet e asaj që e kemi tash”, theksoi Ylber Hysa – Ish-diplomat.
Janë dy raste ku u tentua të shkelet kjo marrëveshje. Njëra nga to është në rastin e sulmit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit.
“Ndoshta Banjska është një nga sfidat që bënë përpjekje për ta shkelur këtë marrëveshje. Një shkelje tjetër ka qenë treni që kishte tentu të hyjë ne Kosovës, por përderisa KFOR-i është, kjo marrëveshje është në fuqi”, u shpreh Ylber Hysa – Ish-diplomat.
Para se kjo marrëveshje të arrihet, pati disa ndërprerje.
Profesori i historisë, Durim Abdullahu, thotë se në të njëjtën kohë, po përgatitje edhe rezoluta për Kosovën, e e cila, rezultoi të jetë ajo 1244.
“Derisa po vazhdonin këto bisedime, në Gjermani vendet e G8 duke përfshirë edhe Rusinë, po përgatisnin një rezolutë për Kosovën. Kjo, rezultoi të jetë rezoluta 1244. Marrëveshja teknike-ushtarake u nënshkrua më 09 qershor derisa me 10 qershor u arrit rezoluta 1244, parakusht që kjo rezolutë të pranohet nga Rusia, parashihej të arrihej marrëveshje në Kumanovë”, u shpreh Durim Abdullahu-Profesor I Historisë në UP.
Marrëveshja, parashihte që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare serbe. Marrëveshje ishte arritur pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë me radhë, si dhe pas përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, gjatë të cilës mbi 15 mijë njerëz janë vrarë ose zhdukur dhe mbi një milion janë zhvendosur.















