Marrëveshja e Uashingtonit, Hoti: Mundësi e humbur

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, tani deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka deklaruar se Marrëveshja e Washingtonit e nënshkruar më 4 shtator 2020 do ta kishte shndërruar Kosovën në një nyje të rëndësishme rrugore, hekurudhore dhe energjetike në rajon, po të ishte zbatuar nga institucionet.

Në një status në Facebook, me rastin e pesëvjetorit të marrëveshjes, Hoti e ka cilësuar atë si “një arritje historike për Kosovën”, që sipas tij krijonte mundësi unike për: fuqizimin e partneritetit strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së, dhe vendosjen e Kosovës në qendër të zhvillimeve ekonomike rajonale përmes projekteve madhore infrastrukturore.

“Po të zbatoheshin projektet e mëdha infrastrukturore të përfshira në këtë marrëveshje, Kosova sot do të kishte rolin e saj si nyje rrugore, hekurudhore dhe energjetike (përmes gazit) në rajon dhe përtej, me Fushë-Kosovën si port të thatë tregtar që do të lidhte portet e Durrësit e të Selanikut me Evropën Qendrore”, ka shkruar Hoti.

Ai ka theksuar se, në planin politik, marrëveshja solli njohjen nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si thyerje të bllokadës disa-vjeçare në procesin e njohjeve ndërkombëtare.

Sipas Hotit, marrëveshja është lënë pas dore dhe nuk është zbatuar nga institucionet e Kosovës.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika