Pas marrëveshjes së arritur mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës, ka nisur të mblidhet edhe Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes.
Deputetët e LVV-së kanë nisur të mblidhen një e nga një në Kuvend, njofton Dukagjini.
Kujtojmë se pas mbledhjes së Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të LDK-së, Abdixhiku në një konferencë për media, bëri të ditur se gjashtë deputetë të kësaj partie kanë vendosur të mos e respektojnë vendimin e Kryesisë për mbështetjen e Bekim Sejdiut për President të Kosovës.
Tutje, Abdixhiku bëri të ditur se bëhet fjalë për Avdullah Hotin, Hykmete Bajramin, Janina Ymerin, Armend Zemajn, Arben Gashin dhe Kujtim Shalën.
Madje, Abdixhiku u shpreh se pashmangshëm vendi do të shkojë në zgjedhje.
Abdixhiku: I kërkoj falje popullit, nuk munda më tepër me këtë grup parlamentar