Marrëveshja për burgun e Gjilanit, ministrja Haxhiu e drejtori Dibrani në Danimarkë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, po qëndrojnë në Danimarkë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes historike për sistemin korrektues. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Danimarka ka ndarë 5 milionë euro për renovimin e Qendrës Korrektuese në Gjilan gjatë një periudhe 10-vjeçare. Ky investim synon përmirësimin e […]
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, po qëndrojnë në Danimarkë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes historike për sistemin korrektues.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Danimarka ka ndarë 5 milionë euro për renovimin e Qendrës Korrektuese në Gjilan gjatë një periudhe 10-vjeçare.
Ky investim synon përmirësimin e kushteve të burgjeve dhe përshtatjen e sistemit korrektues të Kosovës me standardet daneze.
Bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, Drejtori i SHKK-së, Ismail Dibrani, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm në drejtim të modernizimit të sistemit korrektues.
Ndërkaq, ministri i Drejtësisë së Danimarkës ka ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e këtij partneriteti në forcimin e drejtësisë dhe sundimit të ligjit.
“Ka shume arsye qe Danimarka e ka zgjedhur Kosoven duke marre parasysh edhe bashkepunimin e mire qe e kane pas shtetet mes veti edhe ne te kaluaren, njera nder arsyet eshte qe Danimarka eshte nder vendet e para qe e ka njohur pavaeresine e kosoves. Nuk kemi pas bashkepunime te tilla te ngjajshme me shtetet e tjera, dhe shpresoj qe pranvera e vitit 2027 do te jete ardhja e te burgosurve nga danimarka ne Kosove”, ka deklaruar Clip Peter Hummelgaard – Ministër i Drejtësisë në Danimarkë.
Marrëveshja mes dy shteteve u miratua në maj të vitit të kaluar nga Kuvendi i Kosovës, derisa procedurat për të mbërritur tek ky pajtim kishin nisur qysh tre vite më parë.