Marrëveshjen e Uashingtonit e ka negociuar Thaçi, por e ka nënshkruar Hoti
Ish-emisari i dërguar për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka thënë se Marrëveshjen e Uashingtonit e kishte negociuar ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e jo ish-kryeministri Avdullah Hoti. “Marrëveshja e gjitha ishte negociuar nga Thaçi, Hoti nuk kishte negociuar pjesën më të madhe të saj”, ka thënë Grenell. Grenell kur e […]
Ish-emisari i dërguar për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka thënë se Marrëveshjen e Uashingtonit e kishte negociuar ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e jo ish-kryeministri Avdullah Hoti.
“Marrëveshja e gjitha ishte negociuar nga Thaçi, Hoti nuk kishte negociuar pjesën më të madhe të saj”, ka thënë Grenell.
Grenell kur e krahason kryeministrin Albin Kurtin me ish-presidentin Hashim Thaçi, këtë të fundit e lartëson.
“Tash e kemi këtë djalin radikal, Kurtin. Sipas një burimi të besueshëm në dhomë gjatë bisedimeve për targa, Kurti në mënyrë të njëanshme refuzoi njohjen e ndërsjellë të targave. Është e frikshme se njerëzit nuk e ndajnë Kosovën nga Kurti”, ka thënë ai për “The Pavlovic Today”.

“Do të kishin po ashtu bashkëpunim të madh ekonomik me fqinjët dhe më tepër vende pune për fëmijët e tyre nëse Thaçi do të kthehej”.
Grenelli ka krahasuar dhe administratën e Presidentit Joe Biden me atë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump që sipas tij, nën administratën Trump, Serbia dhe Kosova kishin shënuar progres në marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy shteteve.
“Të dyja palët flisnin rregullisht me njëra-tjetrën dhe me Shtëpinë e Bardhë, duke bërë përparim nën Trump. Ata nënshkruan marrëveshjen e normalizimit ekonomik Serbi-Kosovë. Tani jo vetëm që të dy palët nuk po flasin, nuk po bëjnë përparim, por në fakt janë kthyer në një gjendje krize”.
Për Grenellin, “që kur Trump u largua nga detyra, patatja e nxehtë është kthyer në duart e Bashkimit Evropian. Joe Biden nuk është i informuar për situatën në Kosovë dhe Serbi dhe Jake Sullivan nuk ka kohë të angazhohet plotësisht me këtë çështje”.
Më 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, ish-kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq kishte nënshkruar një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë në prani të ish-presidenti Donald Trump.















