Marrëveshjen me Kosovën kundër manipulimit të informacionit, Hovenier e quan një hap të rëndësishëm

Ambasadori Jeff Hovenier, dëshmitari i nënshkrimit të një kuadri bashkëpunimi ndërmjet Nënsekretares së Shtetit, Liz Allen dhe Presidentes Vjosa Osmani për adresimin dhe kundërshtimin e manipulimit të informacionit nga jashtë thotë se ky është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të informacionit të saktë

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka komentuar nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes së mirëkuptimit mes ShBA-ve dhe Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Hovenier në një postim në “X” e ka quajtur një hap të rëndësishëm, nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.

“I nderuar që isha dëshmitar i nënshkrimit të një kuadri bashkëpunimi ndërmjet Nënsekretares së Shtetit, Liz Allen dhe Presidentes Vjosa Osmani për adresimin dhe kundërshtimin e manipulimit të informacionit nga jashtë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të informacionit të saktë globalisht dhe ndërtimit të një ekosistemi të qëndrueshëm informativ në Kosovë”, ka shkruar Hovenier.

 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika