Marrëveshjet ndërkombëtare, Rohde: Opozita t’i japë fund bllokadës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mosmiratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, duke thënë se po vihen në rrezik projekte të mëdha energjetike e bujqësore

Jorn Rhode, Amabsador i Gjermanisë në Kosovë.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me situatën aktuale në Kuvendin e Kosovës, ku partitë opozitare nuk janë dakord me miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Në një postim në platformën “X”, ambasadori Rohde ka theksuar se mosvotimi i këtyre mosmarrëveshjeve po vë në rrezik projekte të rëndësishme në fushën e energjisë dhe bujqësisë.

Ai ka shprehur nevojën për një qasje konstruktive nga të gjithë aktorët, duke theksuar se opozita duhet t’i japë fund bllokadës.

“Të shqetësuar për mosmiratimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend që mund të sjellin miliona përfitime për qytetarët e Kosovës. Janë në rrezik projekte të mëdha energjetike dhe bujqësore mes Gjermanisë dhe Kosovës. Duhet një qasje konstruktive nga të gjithë aktorët, opozita duhet t’i japë fund bllokadës”, ka shkruar Rohde.

Gjithashtu, ai ka bërë të qartë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk është pjesë e kësaj sjelljeje penguese të opozitës.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka kërkuar nga opozita që këtë sesion vjeshtor t’i përkrahë së paku marrëveshjet ndërkombëtare. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë premtuar përkrahje, por kërkojnë që projektligjet të mos jenë antikushtetuese.

Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës nënvizon se s’do të marrin pjesë në asnjë votim në Kuvend.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në seancën plenare të gjashtë tetorit ka refuzuar t’iu përgjigjet pyetjeve parlamentare nga deputetët të cilët nuk ishin pro votimit të marrëveshjeve.

Përpos Kurtit, krahë tij ishin edhe komplet kabineti qeverisës, ata të cilët kanë marrë vendim që të mos u përgjigjen pyetjeve parlamentare të deputetëve që nuk janë duke i votuar marrëveshjet ndërkombëtarë.

Më 14 shtator 2023, ka filluar sezonin vjeshtor Kuvendi i Kosovës

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika