Marshi për ish-krerët e UÇK-së, Tasholli: E diela do të jetë matës për dinjitetin e kësaj shoqërie

Tasholli ka theksuar se e diela do të jetë një lloj matësi për dinjitetin e shoqërisë kosovare, gjithashtu ai ka bërë të ditur se marshi ka mbështetjen e më shumë se 40 organizatave joqeveritare, disa partive politike dhe komunitetit artistik

Ideatori i platformës "Liria ka emër", Ismail Tasholli

Të dielën, më 2 prill, në Prishtinë, platforma “Liria ka emër” organizon marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Për këtë ka folur njëri nga ideatorët e platformës, Ismail Tasholli, në emisionin “Radar” me Edita Dolin në Radio Dukagjini.

Tasholli ka theksuar se e diela do të jetë një lloj matësi për dinjitetin e shoqërisë kosovare, gjithashtu ai ka bërë të ditur se marshi ka mbështetjen e më shumë se 40 organizatave joyqeveritare, disa partive politike dhe komunitetit artistik.

“Mua më vjen shumë mirë që shoqëria e ka kuptuar që UÇK është e tyre dhe po e përjetojnë përbrenda vetit. Dhe i kanë dhënë peshë, e diela me 2 prill është një lloje vage që do të matë dinjitetin e kësaj shoqërie, është një lloj rengeni thënë metaforikisht dhe besoj që është kuptuar pesha e saj nga përkrahja e marshit. Ne kemi përkrahjen e më shumë se 40 organizatave joqeveritare, kemi përkrahjen e 7 ose 8 partive politike, kemi përkrahjen e komunitetit artistik, këngëtare, aktorë, gjithë kanë bë deklaratat publike që do të jenë pjesë e marshit”, ka thënë Tasholli.

Ai gjithashtu bëri të ditur se marshi ka marrë mbështetje edhe nga komunitete të tjera pakicë, respektivisht nga Partia e Romëve të Bashkuar, Tasholli është shprehur mirënjohës për këtë mbështetje.

“E shpreh rastin ta falënderoj sepse na ka ardhur shumë që partia e Romëve të Bashkuar ka dalë publikisht dhe ka bërë thirrje për marshin e 2 prillit”, ka theksuar Tasholli.

“Është pritë shumë mirë, gatishmëria për mbështetje çfarëdo qoftë ajo, në aspektin rrjeteve sociale, e njerëzve që i quajmë influencues në hapësirën tonë kulturore do të thotë ka qenë i menjëhershëm, por si duket krejt shoqëria e jonë e ka kuptuar se janë disa pika si referenca e ndërtimit të kohezionit shoqëror, dhe UÇK na bashkon dhe ne çdoherë kemi thënë që UÇK-në duhet ta shohim jashtë dioptrisë politike, nuk i përket asnjë partisë politike, UÇK i përket çdo qytetari të Republikës së Kosovës, sepse është vlerë”, shtuar ai.

Tasholli ka potencuar se kompanitë private të transportit kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të bërë grumbullimin e qytetarëve nga të gjitha komunat, falas.

“Me secilën kompani që kemi fol private që kanë biznes, gatishmëria e tyre është fasiunuese, të gjitha kanë ofru grumbullimin prej komunave të ndryshme gratis, madje edhe te kjo pjesë teknike shtypjes së posterave, maicave të gjitha janë bërë gratis, kjo është një ndjenjë shumë e mirë”, ka treguar Tasholli.

Ideatori i platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli në emisionin “Radar” me Edita Dolin

Liria ka Emër

Tasholli, duke qenë njëri nga ideatorët e platformës “Liria ka Emër”, ka treguar se si erdhi ideja për këtë emër, “Liria ka Emër”.

“Liria ka shumë emra, kur ata grumbullohet ata krijojnë idenë ose fotografinë të përgjithshme të përpjekjeve tona, dinjitet, krenarisë, po ashtu edhe të dhimbjes, sepse liria ka edhe emrin e dhimbjes… Ishte edhe momente, por ishte edhe si rrjedhim i diskutimeve të përditshëm të kuptimin se si ne nganjëherë nëpërmjet kontesteve ndërtojmë kontekstin. Secila gjeneratë ka dhënë për lirinë aq sa ka mundur edhe ne në princip nuk e kemi atë lloj imuniteti të jemi përjashtues, por, duhet të kemi nevojën e inkludimit, të përfshirjes të secilit emër aty brenda. Mandej idea ishte që Liria a ka emër ta lëmë të zbrazet, ishte një platform virtuale që pretendonim t’i lidhnim copëzat e historisë, të krijonim peizazhin më të përgjithshëm të saj. Që secili ta ketë mundësinë t’ia lërë emrin e vet lirisë”, ka treguar Tasholli.

Sipas Tashollit, figurativisht dhe metaforikisht, emri liri bart emrin e secilit që ka dhënë përpjekjet për këtë kauzë, duke theksuar se inspirim ka qenë edhe kënga për komandantin legjendar, Adem Jasharin, nga Shkurte Fejza.

“Une mendoj që i ka krejt ka pak, por liria në aspektin e formulimit të saj është shumë problematike logjikisht, dhe ajo çka është e pakundërshtueshme të bota e logjikës që quhet tautologji, përsëritje, i bjen që liria e ka emrin, Liri. Do të thotë nuk del përtej asaj, por figurativisht dhe si metaforë bart emrin e secilit që ka dhënë përpjekjet e kësaj kauzë. Mos të harrojmë edhe në folklorin tonë shumë tekste të mira, edhe aty e kam e gjet inspirimin një prej tyre është kënga për Adem Jasharin e Shkurte Fejzës, që thotë ‘emri i tij është vet Liria’, për Adem Jasharin, nëse e marrim dhe e zhvillojmë atë ide, del që Liria ka emër”, ka shtuar Tasholli.

Shija e redaktorit

Kurti: Me Kosovën aty, KiE fiton një demokraci të re...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshilli të Evropës ka votuar “për” anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Përmes një...

Basha përmend agresionin në Banjskë, derisa bën thirrje për anëtarësim...

Lulzim Basha, deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ua ka përmendur të gjithë deputetëve të pranishëm agresionin...

“Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin...

Deputetja nga Turqia në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës(KiE), Seda Gören Bölük, gjatë fjalës së saj në diskutimin për anëtarësimin e Kosovës në...

Të fundit nga rubrika